Hollesite e produktit

Shtëpi e prefabrikuar në të cilën ndihesh si nën hijen e pemës së shelgut

Modeli Willow (shqip: shelg) është krijuar nga frymëzimi i paqes që sjell pema e shelgut. Ju mund ta përdorni këtë shtëpi si një shtëpi pushimesh verore ose dimërore ose për pushimet tuaja të shkurtra. Kjo shtëpi e prefabrikuar, ju mundëson përsosmërisht ajrin e pastër gjatë fundjavave. Shtëpia përbëhet nga një dhomë ndenje, banjo, verandë dhe dy dhoma gjumi. Ju mund ta ideoni modelin e brendshëm dhe të jashtëm të shtëpisë tuaj sipas dëshirës, duke patur të gatshme të gjitha instalimet e nevojshme.

Me strukturën e saj të çmontueshme, instalimi i shtëpisë përfundon në një kohë shumë të shkurtër dhe më pas ështe e gatshme për tu dorëzuar. Materialet që janë përdorur në strukturën e saj janë me cilësi të lartë dhe ju mund t'i përdorni ato të sigurt me të dashurit tuaj për vite me rradhë. Për të zotëruar këtë shtëpi mjafton të na kontaktoni ne, udhëheqës në këtë fushë.


WhatsApp

Na Thirrni

E-mail